Kapaciteti prej 19 mijë vendesh i ‘Air Albania’ për finalen e Conference League ka zhgënjyer shumë tifozët e Romës dhe Feyenoord, që po hasin vështirësi të jashtëzakonshme për të qenë në Tiranë. UEFA ka vendosur në dispozicion të klubeve nga 4 mijë bileta secilit, por ky numër është shumë i vogël në karahasim me kërkesat që kanë klubet.
Për këtë arsye Feynord ka kritikuar hapur UEFA-n teksa në një njoftim thotë se është shumë e zhgënjyer pasi ‘kjo finale, me dy tifozëri të zjarrta, meritonte një arenë më të madhe’.
Deri më tani 8 mijë tifozë të Feynordit kanë thënë se do jenë në Tiranë pavarësisht nëse futen apo jo në stadium, ndërsa 15 mijë kanë konfirmuar të Romës. Sipas të gjitha gjasave mijëra prej tyre do ta ndjekin finalen nga lokalet e kryeqytetit.
Numri i vogël i biletave ka nxitur edhe spekulimet, aq sa mediat italiane kanë konfirmuar se disa tifozë që kanë sigurar biletat i kanë rinxjerrë në shitje duke nisur nga 800 euro deri në 10 mijë euro, ndërsa në faqen e UEFA-s varijojnë nga 30-125 euro. Edhe hotelet në Tiranë janë thuajse të rezervuara për datat 24-25 dhe 26 maj pavarësisht se çmimet janë shumëfishuar.
Ndërkohë për organizimin e finales bashkia e Tiranës do lëvrojë një fond prej 430 milionë lekësh, ndërsa UEFA ka investuar 400 mijë euro që stadium të jetë gati. Përllogaritet që tifozët do të shpenzojnë në Tiranë rreth 140 milionë euro.