TIRANË - Këtë të premte në 19:00 në "Air Albania" merr jetë finalja e vogël e Superligës, ajo për vendin tre dhe katër mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Në "Final 4" Skënderbeu u eliminua nga Partizani, ndërsa për titullin s'do luftojë as Vllaznia, e cila u eliminua nga Egnatia paçka se barazoi 0-0.
Sa i takon interesit të tifozëve për këtë duel, ai është i ulët edhe për shkak se Skënderbeu nuk do mundet të luajë në Evropë për shkak të një dënimi nga UEFA, teksa më shumë renditja u intereson klubeve për shkak të shpërblimit nga FSHF-ja.
Si trajneri Ivan Gvozdenovic i Skënderbeut dhe Thomas Brdaric i Vllaznisë kanë bërë me dije formacionet zyrtare që do hedhin në fushë nga minuta e parë. Kujtojmë se të dielën e 26 majit në orën 19:00 po në "Air Albania" luhet finalja mes Partizanit dhe Egnatias për të mësuar se cili do jetë kampioni i Superligës për edicionin 2023-24.
Formacionet zyrtare, Skënderbeu - Vllaznia:
Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dowmfour, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj Trajner: Ivan Gvozdenovic
Vllaznia: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj Trajner: Thomas Brdariç
Tifozët - Nëse me herët ishte paralajmëruar një dështim i kësaj skeme, kjo gjë vërtetohet me numrin e ulët të tifozëve.
Nga Korça dhe Shkodra nuk kanë udhëtuar tifozët e dy skuadrave, teksa as ata që banojnë në Tiranë nuk e kanë 'përqafuar' ndeshjen e "Air Albania". Pasditen e 24 majit në stadium tifozët numërohen me gishtat e njërës dore.
Në 19:00 në 'Air Albania' nisi Skënderbeu - Vllaznia, finalja për vendin e tretë dhe të katërt në Superligës sipas skemës së re "Final 4". Nëse me herët ishte paralajmëruar një dështim i kësaj skeme, kjo gjë vërtetohet me numrin e ulët të tifozëve.
Nga Korça dhe Shkodra nuk kanë udhëtuar tifozët e dy skuadrave, teksa as ata që banojnë në Tiranë nuk e kanë 'përqafuar' ndeshjen e "Air Albania". Pasditen e 24 majit në stadium tifozët numërohen me gishtat e njërës dore.