Dashi
Planetët do ndikojnë shumë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jenë të pafundme. Beqarët ndryshe nga të dashuruarit do kenë një ditë të bukur dhe me takime mbresëlënëse. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm aq sa edhe juve vete do iu duket çudi.
Demi
Do ndiheni si në ëndërr gjatë kësaj dite në krahët e partnerit tuaj. Ai do kujdeset edhe për detajet më të vogla dje do iu bëjë ta ridashuroheni edhe më fort. Beqarëve do iu duhet ende të presin për të gjetur princin e tyre të kaltër. Sot nuk është periudha e përshtatshme. Në planin financiar do jenë të favorizuara edhe transaksionet edhe investimet.
Binjakët
Jetën sentimentale do e keni prioritet gjatë kësaj dite. Do ruani një komunikim të mirë me atë që keni në krah dhe do toleroni herë pas here. Edhe beqarëve do fillojë t’iu rrahë zemra fort. Ndikimi i yjeve për financat do jetë pozitiv.
Gaforrja
Duhet të luftoni fort sot për të ruajtur një klimë të ngrohtë në jetën tuaj në çift sepse po vazhduat ta kundërshtoni partnerin do keni probleme serioze. Beqarët do takojnë papritur një person të cilin do e simpatizojnë menjëherë. Filloni ta njihni mirë atë para se të hidhni çdo hap. Në planin financiar do përpiloni një strategji të suksesshme për t’i rritur të ardhurat.
Luani
Mos u tregoni mediokër ndaj partnerit tuaj sot dhe mos kërkoni gjithë kohës të dalë e juaja. Nuk mund të keni të drejtë në çdo rast prandaj duhet hapur rrugë herë pas here. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë gjë të veçantë. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kurrë dhe të mos kryeni shpenzime kuturu.
Virgjëresha
Mos e nënvlerësoni partnerin tuaj sot, por mundohuni të gjeni kohë për të kaluar me të dhe shprehjani ndjenjat sa më tepër. Vetëm kështu marrëdhënia do forcohet. Beqarët do kenë disa takime dhe do mendojnë menjëherë të krijojnë lidhje. Financat për fatin e keq mund të kenë vështirësi dhe probleme. Do ju duhet të bëni sakrifica për ta ruajtur qëndrueshmërinë.
Peshorja
Vetëm një pjese e ditës do jetë pozitive sot, pjesa tjetër do jetë e mbushur me debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me çdo detaj. Beqarët do kenë vetëm një ide në kokë: të gjejnë me çdo kusht partnerin duhur. Financat do vazhdojnë të jenë goxha delikate.
Akrepi
Ditë plot diell kjo e sotmja për ata që janë në çift. Dialogu do mbizotëroje gjithë kohës dhe bashkëpunimi mund te shtohet. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura afatshkurtra. Financat do kenë disa përmirësime vetëm për ata që do tregohen të kujdesshëm me çdo shpenzim.
Shigjetari
Do kaloni çaste te paharruara sot në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment. Beqarët do jenë euforikë dhe të gatshëm të dalin nëpër takimet që do iu kërkohen. Në këtë mënyrë ata mund të krijojnë edhe lidhjen e dëshiruar. Në planin financiar duhet ta analizoni me kujdes situatën para se të kryeni shpenzime.
Bricjapi
Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptohen më së miri me njëri-tjetrin dhe do fillojnë projekte afatgjata së bashku. Beqarët do takojnë disa persona, por nuk do i pëlqejnë aq shumë sa për të filluar një lidhje me ta. Financat do jenë goxha problematike.
Ujori
Për çështjet e zemrës nuk duhet te shqetësoheni aspak sot. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë sesa ju e mendonit. Të dy do toleroni nga pak dhe do bëni çfarë të mundeni që gjërat të ecin para. Beqarët nuk do kenë ditën më të favorshme dhe do ngelen sërish të vetmuar. Situata financiare do jetë e qëndrueshme, por jo në gjendjen më të mirë të mundshme.
Peshqit
Te dashuruarit do kalojnë një ditë të qetë sot. Do dashurohen si gjithmonë dhe do shmangin debatet e kota. Beqarët nuk do arrijnë as sot ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer kështu që përsëri do ngelen vetëm. Financat do kenë ndryshime goxha pozitive nga pak kohë më parë.
Komente
