TIRANË- Kryetari i komisionit të posaçëm të dezinformimit, Erion Braçe prezantoi sot para Ligjeve, strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit. Deputeti socialist shpjegoi se kjo strategji synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe ligjore për të parandaluar dhe luftuar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në proceset demokratike, stabilitetin politik dhe sigurinë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturën kritike të Shqipërisë.
Braçe tha se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes, duke theksuar se jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride.
“Strategjia kundër dezinformimit shënon qasej të re për garantimin e institucioneve demokratik, lirisë dhe besimit qytetar në institucione. Strategjie synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”, tha Braçe.
Po ashtu, Braçe u ndal edhe te financimet e partive politike gjatë fushatave, duke theksuar se burimi i financimeve nga palë të treta duhet të jetë objekt kontrolli dhe transparence. Deputeti i PS, tha se edhe në zgjedhjet e 11 majit kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duke kërkuar rregullim ligjor.
Për Braçen, duhet të marrin fund historitë “me celularin para, ja sa harxhoj unë”, me qëllim që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë votë”, me qëllim që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë votë.
“Këtu jemi në komisionin ku duhet të bëhet ky debat. Gjatë punës në komisionin e dezinformimit ka patur propozime edhe nga ne edhe nga KQZ për të vënë nën kontroll burimin e financimit të partive gjatë fushatave, veçanërisht aty ku jemi zbuluar: tek Detyrimi palëve të treta për të deklaruar burimin e financimin të tyre, edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë votë”, vijoi Braçe.
Aktualisht KQZ, kryen vetëm një monitorim sipërfaqësor mbi burimin e të ardhurave për partitë politike dhe subjektet zgjedhore, bazuar në vetëdeklarimin vjetor të të ardhurave që dorëzohet nga vetë këto parti pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komente

Edhe ata patronazhistet qe ia futen vrapit si hajduta nga zyra jote, kushedi se nga kush financoheshin.
Përgjigju