Jo vetëm qeverisja qendrore krijon borxhe ndaj privatit dhe të tretëve. Kohët e fundit është rritur edhe stoku i borxhit që pushteti vendor u ka partnerëve, duke arritur në më shumë se 58 milionë euro në total në fund të tremujorit të parë të këtij viti, sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në kuadër të evidentimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, bazuar në planin e shlyerjes dërguar nga bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe në zbatim të udhëzimit nr. 1, datë 17.01.2019, “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2019”, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë bërë raportimin e detyrimeve të prapambetura për tremujorin e parë të vitit 2019.Nga përpunimi i të dhënave dhe përditësimi i informacionit nga çdo bashki për periudhën janar-mars 2019, rezulton se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit mars 2019, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, është rreth 7.17 miliardë lekë. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është rritur me rreth 0.4 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e katërt të vitit 2018.
Sipas kategorive, zëri “Investime” zë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 48.2%, zëri “Mallra dhe Shërbime” me rreth 20.4%, “Vendime Gjyqësore” me rreth 17.4% dhe zëri “Të tjera” me 11.8%. Stoku i bashkisë Tiranë zë peshën më të madhe ndaj totalit të detyrimit me rreth 35.8%, nga 29.5% që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2018.Bashkia Tiranë, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, e ka rritur stokun e detyrimeve në tremujorin e parë të vitit 2019 me rreth 572 milionë lekë. Por Bashkia e kryeqytetit ka gjykuar të papagueshme për shkak të problematikave që paraqet dokumentacioni i kreditorëve më shumë së 690 milionë lekë.
Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në mars 2019 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim, pasi nga përvoja e bashkive rezulton se disa detyrime likuidohen pas një periudhe më të gjatë se periudha e raportimit. Detyrimet e krijuara rishtazi lidhen kryesisht me kategorinë “Investime”, “Mallra dhe Shërbime” dhe “Vendime Gjyqësore”. Në vend të dytë sa u përket detyrimeve të krijuara në total qendron Bashkia e Kavajës, borxhi i së cilës llogaritet në më shumë se 464 milionë lekë. Bashkia Pogradec vjen në vend të tretë me 415 milionë lekë borxhe, ndërkohë që Vlora ka 374 milionë dhe Lezha ka 345 milionë lekë borxhe.
Vetëm Bashkia e Këlcyrës nuk ka lënë pa shlyer asnjë detyrim, kështu që rezultati i saj në këtë pikëështë zero. Ndër bashkitë e tjera me detyrimë më të larta ndodhen Fieri, Lushnja, Konispoli, Librazhdi, Elbasani, Ura Vajgurore, etj.
Problemi i detyrimeve të prapambetura nuk është i ri për administratën shtetërore private. Në vitin 2013 qeveria Rama mori përsipër të zgjidhte bashkë me Fondin Monetar problematikën e rreth 700 milionë dollarëve detyrime të krijuara nga qeveria Berisha. Por futja edhe e bashkive në këtë vorbull krijon një shqetësim të ri, ndërkohë që edhe qeverisja qendrore vazhdimisht krijon vonesa në shlyerjen e detyrimeve.
Ndër rekomandimet që FMN ka bërë në muajin prill për qeverinë shqiptare, përfshihet ai që të paguhet shuma e prapambetur e TVSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas Fondit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar parashikimin e të ardhurave tatimore neto dhe për të siguruar që fondet janë në dispozicion, duhet të shlyejë menjëherë të gjitha pretendimet legjitime të rimbursimit të TVSH-së. Po kjo ministri duhet të kërkojë një ndryshim legjislativ për rimbursimin e kredive pa ndonjë pagesë minimale pa afat dhe pa detyrimin që tatimpaguesit të dorëzojnë një kërkesë të veçantë për rimbursim, venë dukje FMN.
Borxhi i bizneseve ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve arriti në rreth 107 miliardë lekë deri në tetor të vitit 2018 ose rreth 1 miliardë dollarë. Sipas të dhënave,shihet se borxhi tatimor në tetor të vitit 2017 ishte 111.5 miliardë lekë, por më pas deri në fund të vitit arriti të ulej në nivelin 95.5 miliardë lekë. Porpërgjatëvitit 2018, borxhi nisi tërritejsërish me 7.5 miliardëlekëoserreth 12 përqind.