Banka Qendrore Evropiane

'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet

31 Gusht 2022, 11:30| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 12:15

  • Share

Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.

Sipas tyre, recesioni rrezikon të jetë gjithnjë e më i thellë, pasi rritja e çmimit të energjisë goditi biznesin dhe konsumatorin.

Çmimi i gazit në Evropë javën e kaluar arriti një rekord prej 343 € për megavat orë, më shumë se dyfishi i shifrës në fund të korrikut dhe shtatëfishi i çmimit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Flukset e reduktuara të gazit rus kanë rritur frikën nga mungesat, me BE-në duke përgatitur masa emergjente për të frenuar çmimet në rritje.

Ekspertët parashikojnë se ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit do të përshpejtohet nga niveli rekord i korrikut prej 8.9% në mbi 10% në tetor.

Ndikimi i rritjes së çmimeve të gazit në rritjen ekonomike të eurozonës mund të jetë afatgjatë, paralajmëroi Andrew Kenningham, kryeekonomist për Evropën në Capital Economics.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?