Ekonomi

Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk

7 Shkurt, 14:15| Përditesimi: 7 Shkurt, 14:59

  • Share

Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Lidhur me këtë propozim, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv u shpreh se kjo është një nismë që do t’i vijë në ndihmë fermerëve.

‘Po do t’i ndihmojë shumë, është një hap në drejtim e duhur, duhet të ishte bërë më herët por edhe tani është momenti i përshtatshëm që ata të kenë mundësi që të marrin kredi me kushte lehtësuese. Banka me këtë veprim plotësoi një nga kërkesat e fermerëve për të mundësuar financimin e projekteve të tyre. Nevojat e tyre për financim janë të mëdha, por s’ka qenë mundësit ato që të mund të plotësonin të gjitha kërkesat e nevojshme që ka sektori’, tha ai.

Rrapaj tha se një nga arsyet që bankat nuk japin kredi për sektorin e bujqësisë është se ky shihet si një sektor me risk.

‘Bankat frikësohen sepse ato kanë treg dhe duke pasur treg për të dhënë kredi nuk futen në sektorin e bujqësisë dhe ekonomisë së ushqimit dhe duke qenë një sektor me risk, bankat nuk rrezikojnë që të japin kredi në këtë sektor. Pastaj ka të bëjë me burokracinë e madhe që është për marrjen e një kredi për fermerët për kushtet që ata kanë dhe për projektet e tyre’, tha ai.

Teksa u ndal tek sektorët që kanë më tepër nevojë për mbështetje, ai veçoi bujqësinë dhe blegtorinë.

‘Blegtoria kërkon një vëmendje të posaçme për të stabilizuar një program të plotë dhe afatgjatë sepse është një sektor me rëndësi. Pa blegtori ne s’mund ta mbajmë gjallë në zonat rurale nuk shkohet vetëm për malet por edhe për ushqimet që kanë këto vende. Edhe bujqësia pavarisht problemeve dhe vështirësive që ka, është një sektor jetik i zhvillimit ekonomik të vendit’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?