Ekonomi

Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa

13 Shkurt, 19:45| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:58

  • Share

Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh, për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Lidhur me këtë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv u shpreh se janë mbi 100 mijë fermerë do të përfitojnë nga kredia e butë. 

‘Mbështetja e Bujqësisë nga Banka e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme. Si do të përfitojnë këta? Ka një politikë të re sa i përket grupimeve, po jepen me interes të ulët nuk është dhënë asnjëherë me kaq interes të ulët kreditë. Në skemën që u bë vjet u vu kriteri që grupimet do të mbështeten 100 % dhe kjo bëri që brenda një 2 muajshi u bënë 306 grupime. Do të ketë kombinime dhe nuk humbet interesi për grupimet, prandaj fermerët të ndjekin shembullin që është krijuar. Këto grupe duhet që të bëhen të qëndrueshme dhe të kenë mundësi që të thithin. Mbi 100 mijë fermerë do të përfitojnë nga kredia e butë’, tha ai.

Për ekspertin e Ekonomisë Fatos Çoçoli, 250 milionë euro kredi e butë do të jenë vetëm për ndërmarrjet të mesme dhe të vogla.

‘Më në fund shteti po kthen kokën e dhe nga bujqësia. Kemi krahas projektit të Bankës së Zhvillimit kemi edhe një fond rreth 250 milionë euro hua të buta që do të jepen për ndërmarrjet mikro të mesme dhe të vogla. Sektori bujqësor do të ketë përparësi, ky fond do të jepet çdo vit. Është fjala për të bërë një biznes që mund të quhet i vogël dhe i mesëm, ata sipërmarrës të grumbullimit, të bujtinave. Do jenë hua të leverdishme për fermerin por jo për atë fermerë që ka një aktivitet mbijetese’, tha ai.  

Çoçoli foli edhe për skemën e pensioneve të fermerëve. Ai tha se janë 29 mijë përfitues, të cilët edhe pse kanë punuar në kooperativa dhe nuk kanë pasur dokumente që të vërtetonin vitet e punës, tashmë ato vite pune do ti njihen.

‘Janë 29 mijë përfitues të amnistisë. Sepse ata që kanë qenë në kooperativa bujqësore nuk kanë dokumente që të vërtetonin që ka punuar në në koperativ dhe deri tani shteti thoshte hidheni në gjyq dhe ata nuk e bënin, sepse e dinin se sa kohë do t'u duhej, tani shteti thotë të gjithë ju jeni të amnistuar, ju do t'ju njihen këto si vite pune’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?