Kontrata për ndërtimin e Bypass-it të Fierit

Kronikë
Ekonomi

Financimi 37.9 mln Euro, fillon puna për ‘Bypass-in’ e Fierit

6 Nëntor 2018, 12:01| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 12:13

  • Share

Ditën e sotme ka filluar puna në terren për ringritjen e kantierit të ndërtimit,që do të jetë dhe objektivi për të bërë të kalueshëm Bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të martë se pas përmbylljes së procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”.

Sipas njoftimit, vlera e financimit në kontratë për përfundimin e kësaj vepre është 37,944,221 Euro.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme pritet të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?