Financohet nga Soros? Përgjigjet Lapaj: Nuk na kompleksojnë dot! Kullat i kam ndëtuar unë apo ata?! Salltanete kam unë apo ata?!

13 Shtator, 18:21| Përditesimi: 13 Shtator, 19:28

  • Share

 

Adriatik Lapaj ishte sot në 'Studio Live' Report Tv ku dha edhe një përgjigje për ata që e akuzojnë se financohet nga fondacionet e George Soros.

'Në lidhje me akuzën e George Soros. Janë 53 mijë patronazhistë që paguhen nga taksat tona për të bërë komente. Këto nuk na kompleksojnë. Bandat që paguhen nga lekët e shqiptarëve. I ka dëshmuar drejtësia si hajdutë. Në lidhje me opozitën. Kulla këtu në Tiranë ndërtoj unë apo ndërtojnë këta. Financimin e tyre apo partisë së tyre e kam unë apo këta. Me makina të shtrenjta lëviz unë apo këta. Salltanete kam unë apo këta. Ekipi jonë është ekip vlerash. Këta do mundohen ta bëjnë pis. Në këtë politikë banditësh. Çfarë prisni, që të vijnë këta të na hedhin trëndafila. Këta përmes lekëve të korrupsionit të ilaçeve të munguar, kanë instrumente për të baltosur sharë fyer këdo që guxon. Në rastin tonë, jemi shumë punëtorë dhe njerëzit na gjejnë në çdo cep të Shqipërisë.'


Lajmi kryesor:

Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?