Sociale

Finiq/ Problemi me kullotat, banorët: Bashkia merr rryshfet, ua ndan tokat personave të tjerë

8 Korrik 2018, 17:29| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 18:39

  • Share

Televizioni Report tv pak kohë më parë ngriti shqetësimin e blegtorëve të fshatit Cerkovicë të Finiqit, të cilët akuzon Bashkinë se i ndante kullotat kundrejt rryfshfeteve personave të zonave të ndryshme, ndërkohë mësohet se ky problem ende s’ka gjetur zgjidhje. 

Pronarët e baxhove që marrin qumështin tek ata të njëjtin shqetësim e ngritën edhe në takimin që patën me kryeministrin Edi Rama, ku akuzuan drejtpërdrejt kryebashkiakun Leonidha Hristo. Kryeministri premtoi se do të dërgonte një grup kontrolli për të verifikuar rastin e bërë publik nga fermerët e bashkisë Finiq, por deri me tani nuk është marrë asnjë masë. 

Fatmir Mehmeti një blegtor i zonës shprehet për Repor tv se ai dhe blegtorët e tjerë po përballen më të njëjtat probleme, duke akuzuar kreun e pushtetit lokal, i cili kullotat e tyre ua jep personave të tjerë. Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë Finiq i kontaktuar nga Report mohoi këto akuza. Blegtoria është ndër të paktat mjete mbijetesë për banorët e fshatit Cerkovicë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?