Bota

Finlandë, i armatosur me shpatë kundër studentëve, një i vdekur dhe 10 të plagosur

1 Tetor 2019, 15:13| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 16:04

  • Share

Të paktën një i vdekur dhe 10 të plagosur është bilanci i një sulmi në qendrën tregtare Hermann në Kuopio, një qytet në lindjen e Finlandës, ku ndodhet edhe shkolla profesionale Savon Ammattiopist.

Sipas ‘Helsinki Times’  policia e cila fillimisht u informua për të shtëna, zhvilloi një operacion në shkallë të gjerë policore dhe se agresori që sulmoi nxënësit e shkollës profesionale ishte i armatosur me shpatë dhe me armë.

Sipas dëshmnitarëve, agresori fillimisht goditi viktimën, një vajzë, me shpatë në qafë dhe thikë në bark.

Prej përleshjes me disa nxënës, ai mbeti edhe vet i plagosur dhe u arrestua nga forcat e policisë, teksa ishte i shtrirë mes të plagosurve të tjerë.

Të paktën dy nga studentët e plagosur, te shtruar në spital, janë në gjendje të rëndë.

Trupi i viktimës u gjet brenda njërës prej klasave të shkollës profesionale Savon Ammattiopist e cila ndodhet brenda qendrës tregtare.

Megjithëse krimet e dhunshme mbeten relativisht të rralla në vendin me 5.4 milion banorë, Finlanda tashmë ka regjistruar dy sulme të mëdha në shkolla, në vitin 2007 një 18-vjeçar vrau shtatë nxënës dhe drejtorin e një shkolle të mesme në Tuusula , në veri të Helsinkit, para se të kryente vetëvrasje; dhe në Shtator 2008 një student vrau 10 persona në një shkollë profesionale në Kauhajoki,  para se të bënte vetëvrasje. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?