Foto ilustruese

Finlandezët votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri mes tensioneve me Rusinë

28 Janar, 09:55| Përditesimi: 28 Janar, 09:57

  • Share

Finlandezët po votojnë sot (28 Janar) për të zgjedhur presidentin e tyre të ri, pasi tensionet me Rusinë fqinje u përshkallëzuan pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Duke mbajtur një qëndrim neutral gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda vitin e kaluar u bë anëtari i 31-të i NATO-s.

Për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dy figura politike finlandeze kryesojnë mes nëntë kandidatëve, sipas sondazheve: ish-kryeministri konservator Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga partia e Gjelbër. Në vend të tretë, sipas sondazheve, është kandidati i ekstremit të djathtë të Partisë Finlandeze, Jusi Hala-aho.

Qendrat e votimit hapen në orën 09.00 dhe mbyllen në orën 20.00. Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmi rus në Ukrainë.

Pasi fqinji i saj u bashkua me NATO-n në prill 2023, Moska ka premtuar se do të marrë masa, raportojnë mediat e huaja.

Në gusht, Finlanda përjetoi një fluks emigrantësh pa viza në kufirin e saj lindor. Helsinki më pas akuzoi Moskën për orkestrimin e një krize migrantësh në pragun e saj dhe mbylli kufirin me Rusinë në nëntor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?