Fiorentina ka nisur përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli. Tekniku italian, i rikthyer në Serie A pas një periudhe të shkurtër në Arabinë Saudite, mbajti dje konferencën e parë për shtyp, ku foli për objektivat dhe mundësitë e merkatos.
I pyetur për rikthimin në stolin e një skuadre italiane, Pioli u shpreh i surprizuar.
“Kam krijuar eksperiencën e duhur për të kuptuar se në futboll ndodh gjithçka. Nuk e prisja një telefonatë nga Fiorentina, por kur ndodhi, nuk mendova dy herë për ta pranuar”, tha ai.
Në lidhje me skuadrën aktuale, Pioli shtoi.
“Do të punoj me bazën e mirë që kam gjetur. Do të njihem më në detaj me lojtarët dhe vetëm më pas do të vendosim se ku duhen përforcime”, vijoi trajneri.
Por pika më interesante e konferencës ishte kur u përmend emri i Kristjan Asllanit (Inter), mesfushorit të Interit që është përfolur për një transferim të mundshëm te Fiorentina. I pyetur drejtpërdrejt për interesin ndaj tij, Pioli reagoi me një batutë, duke shmangur konfirmimin, por gjithsesi duke lënë të nënkuptohet diçka.
“Sinner më pëlqen shumë… e përgëzoj për fitoren në Wimbledon dhe e ftoj të vijë në ‘Viola Park’ për një vizitë.”
Një përgjigje me nënkuptim të qartë, që përforcon zërat se Fiorentina është realisht e interesuar për transferimin e Kristjan Asllanit këtë verë. Mesfushori kuqezi shihet si një përforcim me shumë potencial për qendrën e fushës në projektin e ri të Piolit.
Komente

Asllani dhe Broja vetem me inter ose me Chelsea marrin secili ndonje medalje ! Mos u largoni por beni karriere medalje mbetet medalje
Përgjigju