Conference League zhvilloi të enjten e 13 marsit tetë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8, nga të cilat u mësuan edhe çiftet çerekfinale. Chelsea luan me Legian, Fiorentina me Celje, Betis kundër Jagiellonia, ndërsa Djurgarden luan me SK Rapid. Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill.
Në Londër, Chelsea s'e diskutoi Copenhagen dhe e mposhti 1-0 me golin e Hall në minutën e 55-të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-1 Blutë kalojnë më tej dhe gjejnë Legian, ndërsa ekipi i Marescas është kandidati kryesor për të fituar trofeun.
Emocione në Firenze. Fiorentina fitoi 3-1 kundër Panathinaikos. Paçka se kishte humbur 3-2 në ndeshjen e parë, italianët ia dolën të përmbysin rezultatin me golat e Mandragora, Gudmundsson dhe Kean, për të gjetur në çerekfinale Celjen.
Conference League - Ndeshjet çerekfinale
Betis - Jagiellonia
Celje - Fiorentina
Chelsea - Legia
Djurgarden - SK Rapid
*Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill
Conference League, raundi 1/8 - Ndeshjet e kthimit - E enjte, 13 mars 2025
Komente
