Fiorentina ndez dritën jeshile, Juventus një hap larg Frederico Chiesa-s

27 Shtator 2020, 16:18| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 16:21

  • Share

Në Itali ‘Sportmediaset’ shkruan se presidenti i Fiorentinës ka dhënë dritën jeshile Juventusit për shitjen e kapitenit Frederico Chiesa. 22-vjeçari është objektivi parësor i bardhezinjve, pasi me shumë mundësi Douglas Costa do të largohet.

Në këto kushte duket se është moment i duhur për të lëvizur, por për futbollistin kërkohen jo më pak se 60 mln euro. Me shumë mundësi Juventus ashtu si në rastin e Morata-s do pagujë 10 mln euro për ta huazuar dhe pjesën tjetër do t’a shlyejë për dy vite.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?