Festa e Fiorentinës

Fiorentina në finalen e Conference League, sfidohet nga anglezët e West Ham

19 Maj 2023, 10:12| Përditesimi: 19 Maj 2023, 10:14

  • Share

Fiorentina dhe West Ham do diskutojnë trofeun e Conference League në finalen e 7 qershorit në Pragë. Italianët kaluan pas shtesës Baselin, ndërsa anglezët fituan 0-1 me AZ Alkmaar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Në "Shën Jakob" në Zvicër, Basel dhe Fiorentina e mbyllën 1-2 ndeshjen në 90 minuta, me përballjen që shkoi në shtesë pasi edhe gjysmëfinalja e parë ishte mbyllur me të njëjtat shifra. Do duhej goli i Barak në minutën 120+10 për t'i dhënë biletën italianëve në një finale europaine.

Në "AFAS Stadium" në Holandë, West Ham fitoi 0-1 në transfertë me AZ Alkmaar, teksa me rezultatin e përgjithshëm 1-3 pas dy gjysmëfinaleve, shkon në Pragë për të kërkuar trofeun. Goli i Fornals në minutën 90+4 vendosi duelin, teksa finalja italo-angleze pritet e luftuar në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • OMG: 19/05/2023 10:30

    E pse jo West Ham ne finale, sfidohet nga Italianet e Fiorentines? Nuk e kuptoj pse i trajtoni ekipet Italiane sikur te jene Shqiptare? Hajde nje-anesi hajde!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?