Futbollisti serb i Real Madrid Luca Jovic

Fiorentina tenton serbin e Real Madrid, ‘galaktikët’ të pakënqur me ofertën me italianëve

22 Qershor 2022, 13:48| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 13:50

  • Share

Fiorentina është në negociata me Real Madrid për huazimin e sulmuesit serb Luca Jovic. Pas largimit të Vlahovic dhe vendimit për të mos blerë përfundimisht Piatek klubi vjollcë mendon për ish-in e Frankfurt, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë në Madrid.

Mirëpo marrëveshja duket ende larg për shkak të rrogës së Jovic, i cili merr 6 milionë euro në sezon. Fiorentina kërkon të pagujë 3 dhe gjysmën tjetër Real Madrid, por ‘galaktikët’ nuk e shohin të arsyeshme.

Për rrjedhojë sulmuesi i është ofruar Besiktas, që mund të japë edhe para për huazimin, por në Firenze gjithsesi ka optimizëm për shkak se Jovic pëlqen të transferohet në Seria A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?