Policia e Firences në aksion

Bota

Firence/ Me skuter dhe 100 gramë kokainë në çorape, kapet 49-vjeçari shqiptar! Tenton të çajë postbllokun, plagoset polici bashkiak

18 Shkurt, 15:38| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:40

  • Share

FIRENCE- Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në zonën e ‘Viale Europa’ në Firence, pasi iu gjetën mbi 100 gramë kokainë të fshehura në çorape.

Agjentët e komisariatit të Policisë së Shtetit në San Giovanni dhe punonjësit e policisë bashkiake kanë hyrë në aksion në kuadër të aktiviteteve të planifikuara së bashku, për parandalimin e trafikut të drogës dhe krimeve të grabitjeve.

Oficerët e kapën të dyshuarin pak momente pasi mori mallin pas një gardhi ku e kishte fshehur dhe e futi në çorape. Informimi nga banorët e zonës bëri që oficerët ta mbikëqyrnin lëvizjen e tij.

Shqiptari, i hipur në një skuter, tentoi të kalonte postbllokun, por u ndalua.

Në tentativë për të mbajtur nën kontroll 49-vjeçarin, një punonjës i policisë bashkiake ka mbetur i plagosur lehtë, me plagë të cilat janë cilësuar të shërueshme në 3 ditë, informon media italiane.

Shqiptari i arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike, rezistencës ndaj arrestimit dhe plagosjes së një zyrtari publik, me urdhër të Prokurorisë së Firences u dërgua në burgun Sollicciano.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?