Kronikë
Top 24

Firma fituese te Unaza e Re, Gjiknuri: Do të zgjidhim kontratën, nëse ka falsifikuar

8 Dhjetor 2018, 13:04| Përditesimi: 8 Dhjetor 2018, 15:08

  • Share

Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, reagoi përmes një statusi në ‘Facebook’, për ndërprerjen e punimeve në Lotin e parë të punimeve për Unazën e Madhe nga Ura e Lanës te nën/mbikalimi I sheshit Shqiponja.  (LEXO KËTU) duke u shprehur se, nëse ka patur falsifikime nga firma fituese,, kontrata do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga ARRSH.

Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.

ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.

Statusi i ministrit Gjiknuri

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexuesi: 08/12/2018 15:56

    Per duhet te kerkohet tani nga pala amerikane per vertetesine e dokumenteve?Pse ti? Nese dalin fallco sic Duke bathet, ti duhet te ikesh i pari si dhe te perjashtohen pergjithmone nga tenderat publike hirnat qe jane pas atij buze-qumeshtit ... Pa fonde publike keta te gjithe shkojne ne ndihme sociale!

    Përgjigju
  • hajduti: 08/12/2018 15:12

    kush do e beje burgun per falsifikim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?