Paskuqan, punimet për pallatin dëmtojnë shtëpitë! Banorët: Firma na kërkoi të heshtim! Na thonë flini në hotel (VIDEO)

25 Korrik 2022, 11:48| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 14:25

  • Share

TIRANË- Disa kolltuqe të vjetër, derë e tavolinë, janë vënë në mes të rrugës, për të shmangur rrezikun që mund t’i kanoset qytetarëve dhe automjeteve që mund të përshkojnë rrugën.

Rrugica ndodhet në Paskuqan. Asfalti është çarë nga punimet që një kompani ndërtimi po bën në një pallat përbi. Vetë përfaqësues të kompanisë kanë gjetur këtë zgjidhje absudrde, duke bllokuar rrugën me vjetërsira.

Punimet në themele për ndërtimin e pallatit 9 katësh u kanë sjellë pasoja edhe më të rënda banorëve. Muret e shtëpive ngjitur me projektin, u janë krisur dhe kanë frikë të vijojnë të jetojnë aty përsakohë nga punimet për pallatin mund të dalin të tjera të prapritura.

‘Jemi në rrezik. Kemi shpresë te SPAKU. E ka hapur gropën pallati 20 m. Rruga ka ardhur duke u hapur edhe tek shtëpia jonë. Është blloku si rrugë dhe në hyrje dhe në dalje. Unë mundshëm ta hapë, këto e kanë mbyllur. Nuk merren masa për të asgjë. Mua më kanë thënë të jap paret. Njerëzit thonë t’i çojmë në hotel Nuk duan të dinë, por ka krisje të fuqishme. Projektin e bën bashkia. Policia zihet me ne, na thonë nuk kemi se çfarë të bëjmë. - thonë banorët.

Banorët tregojnë se kanë bërë dhe denoncim në polici ndaj firmës ndërtuese për shkak të dëmeve, por ende shqetësimi i tyre nuk ka marr zgjidhje. Pallati me 7 kate banimi, dhe 2 nëntokësore për parkim po ndërtohet nga firma “Bermon ndërtim sh.p.k” së bashku me firmën kontraktore “FAEA EVER SH.P.K .

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 25/07/2022 14:01

    Pa leje i kan.ne toke te pronarve i kan zene.pathemele i kan bo.me mire qe i prishen se per tw ik jon nga aty.

    Përgjigju
    • Real: 25/07/2022 14:30

      Edhe ata qe po ndertojne, me dokumente te fallsifikuara e kane marre si prone ;)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?