Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet për firmat piramidale online dhe skema mashtruese si platforma Xuex që zhvasin qytetarët shqiptarë.
Në rrjetet sociale, Braçe ka treguar edhe mesazhin e fundit që ka dërguar në rrjetin social Telegram, drejtori i Xuex, Leo Smith(?!), ku iu drejtohet qytetarëve shqiptarë.
Qartësisht gjuha shqipe duket që është robotike dhe jo person real.
“Ky është mesazhi i fundit në Telegram që ka dërguar Leo Smith, pas asaj është zhdukur.
‘Të gjithë duhet të dinë se jemi duke u përballur vetëm me kërcënime dhe kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë tuaj. Por EG Investment Group dhe XUEX mund të jenë aktualisht duhet mbajtur peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, lexon deputeti Erion Braçe.
Ligjvënësi socialist shprehet se ky është një mesazh kërcënues për rendin dhe sigurinë publike të vendit tonë, teksa qytetarëve të mashtruar u bën apel që paratë e tyre i kanë Xuex dhe kompania EG Investment Group, të cilat nuk kanë aktivitetet legal dhe licencë në Shqipëri.
“Ky mesazhi kërcënues për rendin dhe sigurinë publike në këtë vend ishte pas dy mesazheve të tjera: “Mos u shqetësoni, pas negociatave të mia me XUEX, i kërkova XUEX të ndërtonte një bllok për program të ri tërheqjeje për të gjithë tani e tutje. Ky blloko program i është dedikuar ekipit të Shqipërisë në mënyrë që tërheqja të përfundojë shpejt. Megjithatë, ndërtimi i një bllok të ri tërheqjesh kërkon kohë dhe duhen të paktën 3-5 ditë për të përfunduar këtë detyrë komplekse. Kjo jo vetëm përfshin zhvillimin dhe testimin teknik, por kërkon dhe sigurimin e sigurisë dhe stabilitetin e sistemit”. Paratë tuaja i ka EG Investment Group, i ka Xuex, të dyja nuk janë të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk janë të licencuara, të autorizuar, nuk kanë asnjë lidhje zyrtare, ligjore, me territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Ndërkohë, qytetarët e mashtruar, kryesisht nga zona e Divjakës dhe e Lushnjes, nuk kanë mundësi të tërheqin paratë e investuar për shkak se u janë bllokuar.
Komente
