Deputeti socialist Erion Braçe, mesazhet në Telegram

Politikë

Firmat piramidale online, Braçe nxjerr mesazhet nga Telegram: XUEX ka bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët! Të mashtruar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë

31 Gusht, 21:05| Përditesimi: 31 Gusht, 21:43

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe prej ditësh vijon me denoncime ndaj skemave piramidale online, që po zhvasin qytetarët. 

Mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit kanë lënë shuma të konsiderueshme parash në disa skema mashtruese me kriptomonedha. Ata janë mbledhur sërish në grupet e aplikacionit Telegram.

Kjo duket se e ka revoltuar deputetin Erion Braçe, i cili mundohet t'i bindë se kjo është një skemë e pastër piramidale, madje jo e vetmja. Braçe ka ndarë mesazhe nga brenda grupit mashtrues në Telegram, duke shprehur si indinjatën por edhe zhgënjimin me atë që po ndodh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se prej 48 orësh bosët e piramidës kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët. Ai zbuloi gjithashtu se në mashtrim janë përfshirë edhe shqiptarë nga jashtë vendit.

Reagimi i plotë i Braçes:

Brenda grupit në Telegram të piramidës Xuex; 48 orë dhe bosët e piramidës kanë bllokuar çdo tërheqje të parave nga anëtarët! Leo Smith, domethënë profesori, domethënë roboti, ka thirrur mbledhje grupi dhe ka njoftuar bllokimin e tërheqjes së parave;

Pra daljen nga piramida duke kaluar paratë nga llogaria-muri i anëtarëve në Binance e pastaj në exchange në Kosovë për t'i marrë cash! Këtë gjë bëri dhe shpalli Txex 10 ditë më parë; pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

Pra krimi i mashtrimit dhe grabitjes po konsumohet i plotë! Leo Smith e quan Xuex ende bursë, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

Lexoni mesazhet e tij; çdo fjali është provë e funksionimit si piramidë, jo si bursë! E reja tjetër sot - zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëjë me faktin se paskan edhe shqiptarë nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në piramidë!!!! Pas gjithë asaj që kaloi thuajse çdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave', tha ai.

Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar edhe mnë herët lidhur me skemat piramidale online, që po zhvasin qytetarët. Skemat XUEX dhe TXEX por edhe të tjera funksionojnë duke rekrutuar "agjentë" që janë të gatshëm të tërheqin të tjerë dhe targetojnë qytete specifike. Rekrutuesit besohet se janë persona të cilëve u ofrohen shuma parash duke i bërë të besojnë se është bursë legjitime.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexues: 01/09/2025 08:37

    shqiptare qe per vite me radhe kane blere pasuri te patundshme cash, hyrje ne pallate qe nuk jane ndertuar akoma, toka pa "letra" duke injoruar nivelin elementar te llogjikes normale the ligjore..duke ekspozuar veten ne rreziqe te nivelit 12 te budallallekut, patjeter jane te afte te "investojne" ne asete ku termat dhe kushtet jane 450 faqe dhe arrihen te kuptohen vetem nga 1% e popullsise, qofshi ju qe jeni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?