Erion Braçe dhe mesazhet e dërguara nga agjenti i XUEX

Politikë

Firmat piramidale online/ Braçe publikon justifikimet e agjentit Leo Smith të XUEX: E qartë se tani është grabitje

5 Shtator, 08:33| Përditesimi: 5 Shtator, 08:48

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vazhduar denoncimin e tij për firmën piramidale online XUEX, duke akuzuar agjentin Leo Smith për gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve.

Braçe ka shpërndarë një postim ku thekson se Leo Smith u ka thënë viktimave që nuk mund të tërheqin paratë deri në gusht 2026, duke hedhur poshtë premtimet e mëparshme për tërheqje të shpejtë. Deputeti e ka quajtur këtë një formë grabitjeje dhe ka paralajmëruar përfundimin e këtij mashtrimi si një pasqyrim të firmave piramidale të vitit 1997.

"LEO SMITH U SHFAQ DJE PASDITE;

JU THA VIKTIMAVE:

NUK KA PARA DERI ME 1 GUSHT 2026!

Me qarte ju tha viktimave se “te gjithe ATA QE NUK NA BESOJNE, DUHET TE PRESIN DERI NE 1 GUSHT 2026 PER TE TERHEQUR PARATE E TYRE PASI XUEX TE PERFUNDOJE SHQYRTIMIN”!

Kjo eshte genjeshtra e dy ne 6 dite pas te pares ku angazhohej se brenda pese diteve do mundesonte “TERHEQJE TE SHPEJTE TE PARAVE NGA TE GJITHE”!

Per mua qe kam jetuar ne dhjetor ‘96, janar shkurt ‘97,

nuk eshte e re kjo gje-e dija qe PIRAMIDAT KESHTU PERFUNDOJNE!

Patjeter, per te GJITHE VJEHRRAT E AGJENTEVE TE LEO SMITH-angazhuar te mbrojne NUSET, si nena te mbrojne djemte e vajzat hajdute, kjo eshte normale!

NE FAKT, NGA MESAZHET E DJESHME NE TELEGRAM, LEO SMITH UA THOTE SHUME QARTE:

PARATE TUAJA I KAM UNE; PO NUK ME BESUAT PARATE DO I MERRNI NE 1 GUSHT 2026; PO ME BESUAT KALONI NE PLATFORMEN TJETER DHE I KENI ATY FONDET!

Eshte e qarte fare tani se ESHTE GRABITJE",- shkruan Braçe.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?