Në foto: Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku

Kronikë

Firmat piramidale online/ Report Tv zbardh identitetet e të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua (EMRAT + FOTO)

14 Shtator, 13:52| Përditesimi: 14 Shtator, 14:04

  • Share

1757851026_erelediodhealmashebeku.jpg

Report Tv ka zbardhur identitetet e dy personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Xuex” për goditjen e firmave piramidale online.

Ata janë çifti i bashkëshortëve, Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç.

Report Tv publikon edhe fotot e tyre.

Gjithashtu mësohet se njëra nga të arrestuarat, Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka, është motra e Ereledios.

(Në foto: Çifti Ereledio Shebeku-Alma Shebeku dhe Brunilda Todi, motra e Ereledios)

Gjashtë persona u arrestua nga policia pas hetimeve për firmat piramidale online që kanë zhvatur qytetarët.

Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.

Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar.


Lajmi kryesor:

Goditen firmat piramidale online Xuex, 6 të arrestuar, në kërkim çifti i bashkëshortëve! Operacioni në 5 qytete, sekuestrohen shuma parash (EMRAT+VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?