Mirel Josa është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Trajneri tiranas ka firmosur për 1 vit me klubin, me qëllimin për ta rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, pasi Besa militon në kategorinë e parë.
Bashkë me Josën kanë hedhur firmën në kontratë edhe dy futbollistë si Mentor Mazrekaj, por edhe Jurgen Goxhaj, ndërsa firma dhe prezantimet janë bërë në ambientet e bashkisë Kavajë. Kryetari Fisnik Qosja ka premtuar se shumë shpejt do ketë zhvillime sa i përket rikonstruksionit të stadiumit.
Komento