Është firmosur sot marrëveshja me kompaninë italiane INC S.P.A, e cila ka fituar garën për të ndërtuar hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky nuk është i vetmi projekt infrastrukturor.
“Ky investim nuk do mbetet i vetmi në rrjetin tonë hekurudhor pasi në planet tona afatmesme ne kemi dhe rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe të linjës Pogradec-Korçë duke shtuar dhe linjën e re Korçë-Kapshticë, të cilat parashikohet të rivitalizojnë të gjithë sistemin hekurudhor në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.
Ndërtimi i hekurudhës pritet të përfundoj në 2023 dhe të shkurtoj distancën midis Tiranës dhe Durrësit.
“Nga ana tjetër rehabilitimi i linjës ekzistuese do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve të mëdha të Shqipërisë dhe do të zvogëlojë distancën kohore midis Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta. Sipas parashikimeve kontraktuale punimet do të përmbyllen brenda një afati 30 mujor ose e thënë ndryshe në verën e vitit 2023”, shprehet ministrja.
Ky investim do të rris punësimin.
“Projekti do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme edhe në krijimin e vendeve të reja të punës pasi parashikohen që të punësohen rreth 2200 punonjës, ndërkohë që kursimet nga përdorimi i hekurudhës të krahasuar me përdorimin e automjeteve private do të jenë rreth 55 milionë euro në vit”, tha Balluku.
Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese të hekurudhës si dhe shtohet një linjë e re hekurudhore prej 5.7 kilometrash. e cila do të lidhë nyjën me aeroportin e Rinisnit. Fituesit e këtij projekti kanë ofruar 69.7 mln euro për të bërë gjithë këtë investim kurse 2 kompanitë e tjera garuese në fazën finale ofruan mbi 92 milionë euro. Nga ana tjetër sipas qeverisë dhe financuesve të huaj si BE, BERZH, UNDP, vlera e investimit ishte parashikuar 90.5 milionë euro. Në fazën e parë të tenderimit që është kryer më 15 maj 2019 ku kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërkombëtare por edhe konsorcium (kompani të huaja dhe shqiptar). Udhëtimi me tren do të jetë me pagesë por që ende nuk është bërë e ditur vlera e biletës.
Ky projekt mund të kishte përfunduar përpara disa vitesh, por u pengua nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili anuloi kontratën e firmosur nga kryeministri Fatos Nano në vitin 2004. Konkretisht, në vitin 2004 ish kryeministri Nano, nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane General Electric për ndërtimin e linjës hekurudhore elektrike Tiranë-Rinas-Durrës, me kosto 90 milionë dollarë, që do të financohej nëpërmjet një kredie të marrë nga një bankë e huaj. Ky projekt u kundërshtua nga opozita demokratike, pasi për ata nuk kishte leverdi.
Pas ardhjes në pushtet, Sali Berisha e anuloi këtë kontratë. Pas këtij vendimi kompania amerikane e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Romë, e cila urdhëroi qeverinë shqiptare të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim ndaj kompanisë General Electric.
Mire,por duhet te modernizohet i gjithe rrjeti hekurudhor i Shqiperise dhe ne te ardhmen ,ndoshta ndertohen hekurudha dhe ne zona qe nuk kane patur me pare hekurudha.Do ishte dicka shume e mire.
PërgjigjuPo domethene per qejf te sali kermes ne paskemi paguar 20 milion euro!!! Po mire kur sali mut kerma paska shkaktuar 20 milion euro dem, pse nuk eshte ne burg????!!!!!! Po ta kishim bere ne populli i zakonshem, jo 20 milion, por 20 mije euro, do na kishin varur ! Prandaj ikin shqiptaret nga Shqiperia dhe duhet te ikin ! Te gjithe do ikim !
Përgjigju2023 me nafte a jo me electricitet
PërgjigjuMirë,sh mirë! Më në fund, të shpresojmë?!..po Stacioni Tiranë's ku do jetë?!
Përgjigjutej i semes