Politikë

Firmoset kontrata për prodhimin e anijeve/ Vengu: Do të jetë një bashkëpunim jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe për pjesën tregtare

8 Prill, 18:21| Përditesimi: 8 Prill, 19:02

  • Share

 

Pas firmosjes së kontratës së firmës shqiptare KAYO bashkë me firmën italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve luftarake dhe për dhurimin e anijes ‘Libra’, ka folur dhe Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.

Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.

'Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij Ficantieri-t dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e PashëAlimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.'-tha Vengu.

 


Lajmi kryesor:

Në Shqipëri do të prodhohen anije, nënshkruhet marrëveshja me Fincantierin! Dhurohet anija ‘Libra’ për ushtrinë! Rama e ministri italian: Forcojmë bashkëpunimin


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?