Përfundon mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e opozitës parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Palët flasin në një konferencë për mediat ku u bë dhe firmosja live e marrëveshjes politike të arritur për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjes së listave.
Marrëveshja u lexua nga Taulan Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili hodhi dhe i pari firmën në këtë marrëveshja dhe më pas u pasua nga firma e Myslim Murrizit, Edmond Stojkut dhe Nimet Musait.
Lajmi kryesor:
Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë
//ReportTv.al