Firmoset marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen reciproke të pensioneve, Tajani: 15 vite që e prisnim, ofron siguri për të drejtat e punonjësve

6 Shkurt, 11:26| Përditesimi: 6 Shkurt, 11:39

  • Share

 

Është firmosur në Romë marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të pensioneve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh.

Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se kjo marrëveshje pritej prej më shumë se 15 vitesh dhe shtoi se do të ofronte më shumë siguri dhe prespektivë për shqiptarët që punojnë në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri.

“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme kishte 15 vite që e prisnim këtë firmë. Afirmon të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali. Ky vendim ofron për shumë persona një siguri dhe prespektivë në të ardhmen”- tha Tajani.

Ndërsa ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh i gëzuar që ishte personi që firmosi marrëveshjen nga e cila përfitojnë një numër i madh shqiptarësh që jetojnë në Itali.

“15 vite përpjekje e rëndësishme sapo u firmos. Jam i gëzuar që jam personi që e firmos këtë matrrëveshje për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Itali. Falenderoj Italinë për këtë marrëveshje”- tha Hasani.


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?