Firmoset marrëveshja, gazi i lëngshëm nga SHBA në Shqipëri! Rama: Nis epoka e artë, e pamundur pa ambasadoren! Kim: Akt i jashtëzakonshëm

12 Mars 2021, 17:42| Përditesimi: 12 Mars 2021, 21:04

  • Share

Shqipëria firmos marrëveshjen me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror  në vendin tonë. Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe  ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit. Kryeministri Rama e cilëson këtë një zhvillim fantastik për energjetiken shqiptare.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nënshkroi marrëveshjen sot në Huston me përfaqësuesit e dy kompanive amerikane Exxon Mobil e Excelerate Energy, për të vënë në punë termocentralin e Vlorës dhe është pjesë e traktatit të bashkëpunimit që u firmos mes Shqipërisë dhe Amerikës në vitin 2020.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar si gur themeli marrëveshjen e bashkëpunimit midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Edhe  kryeministri Edi Rama vlerësoi si mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare këtë projekt të sjelljes së gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës duke e cilësuar si epokën e artë të gazit. Rama pati edhe një vlerësim për ambasadoren Yuri Kim, ku tha se pa mbështetjen e saj nuk do të ishte e mundur as ky projekt duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit, por as edhe ndërtimi i Skavicës.

Kjo marrëveshje është një hap historik për sektorin energjetik shqiptar është shprehur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe synon të një vlerësim për kuadrin rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri. Kjo vlerësohet si metoda e vetme për të vënë në punë TEC-in e Vlorës që ka 11 vite në konservim dhe nuk ka prodhuar asnjë ditë energji elektrike për shkak të një defekti teknik.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet që kjo vepër energjetike të marrë jetë dhe të kalojë në prodhim, si dhe  përfshin zinxhirin e plotë duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG (gaz i lëngshëm), tek ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkalle të vogël e LNG. Rritja e sigurisë së furnizimit është thelbësore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për fqinjët tanë Ballkanikë, ndaj zhvillimi i tregut të LNG- së do të sjellë përfitime për të gjithë rajonin.

Ora 18:08
Rama: Sot nis epoka e artë e gazit për Shqipërinë, s'do ishte e mundur pa ambasadoren Yuri Kim (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vlerësoi si mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare këtë projekt të sjelljes së gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës ndërsa tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Yuri Kim.

"Është tërheqëse të jesh këtu si një takim miqësor, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura 20 herë më të larta se PPB është e shkëlqyeshme të kesh partner si ju. Në këtë luftim drejt së ardhmes ku jemi në gjendje ta transformojmë Shqipërinë dhe këtë ta bëjmë përmes një ekspertize më të mirë që do të realizohet  përmes një projekti me përmasa të tilla. Për ta bërë këtë projekt realist është një hap i rëndësishëm para për Shqipërinë. Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane e cila ishte ajo që i shty një hap para këto marrëdhënie duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik. Sot për Shqipërinë nis një epokë e artë e gazit. Duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror dhe duke ia dalë të vëmë në jetë një nga investimet e së kaluarës që ka qenë një dështim është shumë e rëndësishme. 130 mln dollar u shpenzuan shumë keq. Konvertimi i Vlorës, io termocentralit nga nafta në gaz është një hap i jashtëzakonshëm.  Epoka e artë e gazit e parashikuar nga agjencia ndërkombëtare e energjisë po shfaqet mirëfilli sot.", tha Rama.

  

Ora 18:04
Nënshkruhet marrëveshja mes SHBA-së dhe Shqipërisë për gazin e lëngshëm natyror (VIDEO)

Është nënshkruar marrëveshja marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Ora 18:00
Marrëveshja me SHBA-në për gazin e lëngshëm, Yuri Kim: Nënshkrimi i memorandumit, akt i jashtëzakonshëm! TEC i Vlorës hap i rëndësishëm për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon

Amabasadorja amrikane Yuri Kim e ka cilësuar si gur themeli marrëveshjen e bashkëpunimit midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

 

‘Faleminderit shumë, është një nder që ndodhem këtu dhe të dëshmoj këtë nënshkrim, është një punë e jashtëzakonshme. Falenderoj ekipin e ministres Balluku që kanë finalizuar këtë marrëveshje. Është vërtetë i jashtëzakonshëm ky memorandum. Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm. Vlora do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon. Kombinimi larmishëm i energjisë diellore, i erës, dhe gazit natyror të lëngshëm do të bëjë Shqipërinë një partner domethënës për këtë lloj ndryshimi. Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e rëndësishme, e shoh si një gur themeli! Më 15 mars do të festojmë 30 vjet nga vendosjet diplomatike dhe nuk mendoja për një ngjarje më të përshtatshme sasa nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Jemi shumë krenar për atë që kemi mundur të arrini!’- tha ambasadorja amerikane.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 13/03/2021 10:08

    Neqoftese kerkoni Idiotet e botes mos shkoni ma larg se i keni te mjaftueshem ne qeverine Shqiptare ,dhe mbasandej habiten qeveritaret dhe pyesin se pse po ike populli nga vendi,edhe pak kohe dote ikin edhe kafshet e mjera Shqiperi qe doti zhduket emri qe dikur ka ekzistuar.

    Përgjigju
  • A. N.: 13/03/2021 07:07

    Bota po mundohet te perdore energjite green nga energjia diellore apo e eres te cilat i kemi me bollek dhe i kemi falas ndersa ne po fusim nje teknologji qe fillon te ndote ambjentin qe nga vaporet qe do ta transportojne.

    Përgjigju
  • Lui: 13/03/2021 00:21

    Ore Po pse gjithe ky entuziazem?! Nuk do ishte me mire te investohej akoma me shume ne energjine diellore se e kemi me shumice se jemi te bekuar nga natyra qe jetojme ne kete zone gjeografike. E dini qe Saranda eshte qyteti i pare ne Europe per sasine e diteve me diell ne nje vit?! Mbi 300 dite me diell ne vit. E kuptoni cfare mund te behet Shqiperia vetem nese subcencionohen biznese, familje, dhe cdo ndertese me panele diellore. Do te thote qe nuk kemi nevoje as per gaz e as per karburant tjeter. Dhe do jemi vendi me ndodtjen me te vogel, sepse natyrisht dhe automjetet do zevendesohen gradualisht deri sa te qarkullojne gati 100% automjete elektrike.

    Përgjigju
  • Lala: 12/03/2021 22:31

    Patos-marinez plot me gaz keta dun me na bo per leshko e na thon e blejm nga USA? Po bankers ca Ben atje apo piknik.thuj doli menyra me shit gazin shqiptar per gaz eksporti.shtojm ene vleren pak me ket rast e normalisht ene fitimin bashk me bakshishin

    Përgjigju
  • Tirona: 12/03/2021 22:05

    Me ndertimin e Spitalit te Fierit PS do te mari100% te votave nga Konispoli deri ne Kavaje, tani qe do te kemi dhe industrine e gazit Amerika PS do te siguroje 99% te votave nga Vermoshi deri ne Elbasan, kete 1 5 do tja lejm atij analisti qe eshte qaktuar per deputet i PD ne qarkun e Lezhes se nuk durohet mo me filozofine e tij ," Une jam me i shkolluar se Ti"

    Përgjigju
  • Baci Nuraj: 12/03/2021 21:04

    Un personalisht asnjeher nuk e kam votuar PS po kete here e kam mbledhur mendjen.Po shikoj qe i vetmi njeri qe kete vend e bene esht Edi Rama.

    Përgjigju
    • Dakord: 12/03/2021 21:41

      Them qe jam dakord. Ka me shume per te bere e me shume mundesi me mire po deri tani nuk kemi pare. Dhe cfare ka perballe me mire keta

  • dumbabistat e daj samit: 12/03/2021 20:43

    Turp! Dmth gazin shume te shtrenjte amerikan qe as gjermania shume e pasur nuk po e blen do e blejne shqiptaret te prodhojne energji. Enegjine qe nuk e paguan njeri nga tirana e lart do e paguajne hallexhinjte e jugut. Po ska rendesi mjafton ta kemi mire me ameriken se na dha kosoven. Turp 2 here! prandaj rilindja qenka e sigurt se do fitoje se po i paguan faturen amerikaneve. Shqiptaret e varfet do sponsorizojne ekonomine e deshtuar te naftes dhe gazit amerikan te mbytur ne borxhe kurse evropianet shikojne tek energjia nukleare edhe gazi rus. Po i mbani te fshehta keto sot po nje dite do dalin te gjitha sic i dolen komunisteve o komuniste blue edhe lejla.

    Përgjigju
    • Jani: 12/03/2021 21:10

      ne rijeka (kroaci) la love qe e kane ndertuar ne tec te tille, dhe rezultatet Jane schiume te mira

  • Elton: 12/03/2021 19:21

    Po mire, nuk merr dot gaz nga TAP, qe eshte 30 km me tutje? Po do vi gazi nga amerika? Apo vjen me lire? Nuk di ndonje qytet tjeter ku investohet kaq shume per turizmin dhe ne te njejten kohe per nje industri te rende

    Përgjigju
  • birce: 12/03/2021 19:09

    Why the long face you Prime prick? Duhet te dukeshe me i lumtur zoti Kryeminister.

    Përgjigju
  • ymeri: 12/03/2021 18:56

    BRAVO RAMA ,,,SA ME SHUME PROJEKTE TE TILLA TE MEDHA PER SHQIPERINE,,SI SKAVICA,,,AEROPORTE,,INVESTIMI 2 MILIARD NE TURIZEM NE DURRES,,,,....AUTOSTRADA SI AJO MILOT--FIER...ETJ..

    Përgjigju
  • Patate Kukesi: 12/03/2021 18:27

    Doktor ürofesor Flamur Noka i denje per te drejtu gazifikimon e Shqipnis

    Përgjigju
  • Enzo: 12/03/2021 17:59

    Kelyshat e rusit

    Përgjigju
    • polici: 13/03/2021 12:40

      kush esht klyshi i rusit o enzo?ai qe lidh kontrate me kundershtarin e rusit esht klysh rusi? lene rakine shoku e futja gjumit se nuk je ne rregull

  • Gezim: 12/03/2021 17:56

    Bravo z. Berisha thuaj per TAP. Hajdutet e PS kane qef kur u levdojme te zone.

    Përgjigju
    • psikologu: 13/03/2021 12:43

      hajde se te vizitoj un falas heren e pare se qenke shum rende.mund te them qe nuk ke shpresa

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?