Firmosja e marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Politikë

Firmoset marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

8 Prill, 11:16| Përditesimi: 8 Prill, 11:34

  • Share

1744104033_frimosjakontrates.png

Firmoset marrëveshja për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Evropiane për Investime Lionel Rapaille.

Ky projekt do të shërbejë si një arterie kyçe që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin e vendit tonë si një nyje lidhëse në rajon.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila u takua me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj. 


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?