Vllaznia bashkëpunon me Antalyaspor

Sport

Firmoset marrëveshja, Vllaznia bashkëpunon me klubin e Superligës turke

9 Qershor 2023, 13:09
  • Share

Klubi i futbollit Vllaznia bën me dije se ka gjetur akordin dhe ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin e Superligës turke, Antalyaspor. Të dyja klubet do bashkëveprojnë në drejtim të Akademisë dhe zbulimit të talenteve të reja.

Veç tyre, klubet do bashkëpunojnë edhe për trajnimin e trajnerëve dhe përgatitjet e përbashkëta.

"Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për pesë vitet e ardhshme me Klubin shumsportesh turk Antalyaspor A.S. Qëllimi i kësaj marrëveshje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të fazës përgatitore në mjediset e Antalyaspor A.S, organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë", tregojnë shkodranët.

Të dyja klubet do krijojnë grupe të përbashkëta skautimi, për të gjetur elementët e duhur për ekipin A.

"Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e parë me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi për formimin e përbashkët të lojtarëve të KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS nëpërmjet huazimeve të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët që janë pjesë e KF Vllaznia dhe Antalyasport AS", njofton Vllaznia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?