Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përmbyllur negocimin dhe nënshkruar kontratën me subjektin fitues të garës për ndërtimin, operimin dhe transferimin me koncesion të hidrocentralit të Kalivaçit.
Shpallja e kompanisë fituese në këtë garë u krye në fund të muajit Tetor 2017 dhe gjatë muajve pasues është kryer negocimi i termave të kontratës dhe tanimë nënshkrimi i saj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se konsorciumi fitues “Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe ‘Fusha’ shpk parashikohet të kryejë një investim në vlerë të përgjithshme prej 125,287,800 Euro.
Kompania ‘Fusha’ shpk është e specializuar në fushën e ndërtimeve ku ndër më të fundit ndërtimi sheshit Skënderbej. Ndërsa kompania tjetër ‘Ayen Enerji’ me seli në Turqi është e specializuar në fushën e energjetikes me investime në këtë sektor edhe në Slloven i dhe Serbi.
Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse është 111,000 KW, prodhimi vjetor i energjisë elektrike mbi 366 milion KWH ndërsa koha e zbatimit të punimeve për realizimin e veprës 30 muaj.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmbyllja me sukses e procedurës i hap rrugën tanimë konkretizimit të një prej veprave më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, e lënë pezull prej shumë vitesh.
Report TV ka mësuar se afati për ndërtimin e këtij hidrocentrali është 30 muaj. Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n kur projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua fort nga Berisha në opozitë, por u miratua nga vetë Berisha kur erdhi në qeverisje. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.
Sipas kontratës së vitit 1997 lidhur nga qeveria shqiptare me biznesmenin Francesko Beketi parashikohej prodhimi i energjisë duhet të fillonte në 2002 , gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Disa mua më parë qeveria shqiptare fitoi një tjetër gjyq me Beketin në arbitrazh për mos respektim kontrate nga ky i fundit.
Ky projekt ofron miliona Euro per politikaj Shqiptare, si gjithnji,shiten resurset gjigante per nje cope buke duke bere aksionare turqit e m..tit, kriminelat qe gjithnji na neperkemben e na lane pa ndere. Ah Shqipri e mjera Shqipri ,kush te ka qite me krye ne hi. Nga zoja e rande u ktheve ne lisin e rrezuar per dhe. Mos tu kalbshin kurrre eshtrat o Vaso Pasho,mbetemi ende nen kthetrat turke..... mjerim
PërgjigjuKontrata ishte premtuar 2 vjet më parë. Italian Begetti u nis për shkak të Ayen. Asnjë transparencë në të gjitha dhe tani Ayen është në sipërfaqe të ujit. Fusha është vetëm një 'dekorim'.
PërgjigjuPse nuk ka transparence per kontraten . Si eshte proceduar per kalimin e saj si prone publike ?Qeversje me qytetaret vetem per vitrine , prandaj per 27 vjet te gjitha kontratat jane kunder interedit publik. Populli don te dije se cfar fiton shoqeria shqiptare nga kjo kontrate , apo ate e di timonieri vetem per klientet e vet . Ne Europe nuk shkohet , do bej cfar me teket mua si kryeminister , por je i detyruar ligjerisht te informosh shtetasit e tu . Po 150 milion $ qe u futuan kunder Bechetit ne arbitrazh ku shkuan ?
Përgjigju