Kronikë

Firmoset urdhri, policëve do t'u bëhet testi i drogës, përdoruesit humbin uniformën! Fokusi te repartet ku dyshimet janë më të mëdha

22 Nëntor 2021, 13:37| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 18:35

  • Share

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të testohen në mënyrë periodike përsa i përket konsumit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, ka firmosur urdhrin që është shpërndarë në 12 drejtoritë e qarqeve, përmes së cilit informon se punonjësit e policisë do të testohen për drogën. Ky vendim vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale.

Deri me tani, ky lloj testi është bërë për punonjësit e policisë vetëm kur kanë marrë emërimin për uniformën blu. Duke filluar nga ky urdhër e në vazhdim do të bëhet çdo vit, por me një kleçkë të vogël. Pvararësisht se një efektiv policie mund të rezultojë negativ në test, vetë struktura mund të ketë informacione në vazhdim se ai është konsumues i lëndëve narkotike dhe ritestimi i tij do të bëhet bë mënyrë krejt rastësore dhe surprizë.

Në lidhje me këtë vendim, drejtori Gledis Nano nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”. Marrëveshja e konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.

Kryepolici Nano e konsideron këtë test droge si mundësi të vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit. Përgjatë viteve, Policia e Shtetit është përballur me situata të pakëndshme të përfshirjes së efektivëve në aktivitete kriminale duke vënë gjithë strukturën në fokus të akuzave publike. Po ashtu, nuk kanë munguar edhe qëndrimet arrogante të punonjësve të policisë në raport me qytetarët, gjë që ka ndikuar në besimin tek policia.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsaku: 23/11/2021 11:35

    Shume mire per urdherin per kryerjen e testit po kjo puna e perzgjdhjes na shkrive fare apo te erdhen me vrap te zyra te gjith Drejtuesit ca u semuren ca kishin frik se mos ndoshta ja kish hedh te kafja ???????? e dini mire. Filloje nga Drejtoret vendore dhe nga ata qe jane afer jush.

    Përgjigju
  • Artur: 22/11/2021 15:49

    Ça është kjo marrëveshje mo daku. A ka zhvilluar tender ky idioti? Si u lidhka marrëveshje, po kushtet e pagesave, apo i paguan nga xhepi vetë dhe jo taksapaguesit.

    Përgjigju
  • Polici: 22/11/2021 15:28

    Testi i droges duhet te filloje qe nga Presidenti Kryeministri minidtrat deputet

    Përgjigju
  • Drejtesi: 22/11/2021 15:09

    Bejani testin te gjithe aparatit polici , inspektora , prokurori , gjykate . Te behen te sakta jo ti marin mostra njerezve te vet e te te dalin te gjith ne rregull. Besoj gjysma jane per e policave jane per te hapur kanale.

    Përgjigju
  • Test: 22/11/2021 14:27

    Nai line ne qytetareve ne dore ti zgjedhim policat qe duhet te brjn testin . Po nuk i nxorren te tere pozitiv na gjobisni ..

    Përgjigju
    • Loni: 22/11/2021 14:48

      Hahahahhahah fix lale ashtu eshte Po peshqit e vegjel Jan ne site si gjithmone... Vk show vazhdon ketu...

  • Polici: 22/11/2021 14:02

    Po pijne drejtorat e qarkut, ju thoni do i behet test policeve! Bejeni shpejt kto dite se deri kte fundjave tu pi ishin, Se tashi pas urdherit mund te bejne pushim, Mgjthse po e keni seriozisht del deri ne 3 muaj pas perdorimit Sipas drogave te ndryshme. Por idea eshte te zbatohet, jo te hidhet thjesht ne lajme. Boll me perralla se jeni bere shume qesharak dhe talles ne fakt, Eshte gjynah ky popull mos u tallni pafundsisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?