Hashim Thaçi, momenti kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran

Kosova & Rajoni

Firmosi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës 14 vite më parë, Thaçi sot në paraburgim! Djali: Me ndalet zemra kur të shoh në atë moment historik

17 Shkurt 2022, 16:30| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 16:37

  • Share

"Me ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet", kështu e ka kujtuar momentin historik djali i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Endrit.

Endriti ka falënderuar babain e tij që solli lirinë dhe pavarësinë "bashkë me shokët", ndërsa kujtojmë se sot ai ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte gjatë të Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999

"Babë, sot e kësaj dite me ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët.", shkruan ai ndërsa e ka shoqëruar postimin e tij në Instagram edhe me një fotografi nga momenti historik.

14 vite më përpara, kryeministri në atë kohë Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?