Jordan Henderson është mesfushori më i ri i Ajaxit në Holandë. 33-vjeçari la pas gjashtë muajsh Al Ettifaq në Arabinë Saudite, duke mos u ambientuar me jetën e re paçka milionave në llogarinë bankare.
Tanimë Henderson ka thyer edhe rekordin e fanellave të shitura për 24 orë te Ajaxi. Holandezët llogarisin kërkesat për fanellat e lojtarëve të rinj në ditën e parë të firmës dhe Henderson ka lënë pas Dusan Tadic dhe Daley Blind.
Ish-kapiteni i Liverpoolit ka firmosur me katër herë fituesit e Champions League deri në verën e 2026 dhe do mbajë mbi shpinë numrin 6. Me kombëtaren e Anglisë, Henderson ka luajtur 81 ndeshje duke shënuar tre gola.
Tanimë afrimi i tij në ekip ka ngrohur tifozët, të cilët kanë rendur për të blerë fanellën e Henderson. Me një sezon që nisi katastrofë, Ajax pozicionohet në vendin e pestë në renditje, 23 pikë pas kryesuesve të PSV-së.
Nieuws: Shirtverkoop Henderson breekt binnen 24 uur al record bij Ajax https://t.co/DtrhKvEWRl #ajax pic.twitter.com/Br3sTfRFPp
— Ajax Life (@ajaxlife) January 19, 2024