Firmosi me Empolin, Adi Kurti për Report Tv: Ismajli më qëndron afër, dua të luaj në Europian me Kombëtaren

6 Shkurt, 12:58| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:52

  • Share

I rritur në vështirësitë e mëdha të futbollit shqiptar me klubin e Pepës, në janar, Adi Kurti, mbrojtësi 18-vjeçar pjesë edhe ekipeve të moshave të Shqipërisë, firmosi me Empolin në Seria A një kontratë 3-vjeçare me opsion edhe për një tjetër. Elbasanasi shkoi pikërisht te ekipi ku kanë luajtur dhe luajnë shumë futbollistë të kombëtares si Kristjan Asllani, Elseid Hysaj, Nedim Bajrami, Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

“Ndjehem i lumtur për kontratën e re te Empoli. I falenderoj shumë klubin për mundësinë që më kanë dhënë. Përshtypjet janë shumë të mira dhe kushtet ndryshojnë shumë. Ti shkon atje si profesionist, stërvitesh, ushqehesh, të gjitha gati dhe mund të them çdo gjë është në perfeksion. Nëse nuk bëhesh futbollist pastaj faji mbetet tek ti si individ,”-u shpreh ai.

Për Report TV qendërmbrojtësi tregoi se te Empoli e kanë pritur shumë ngrohtë, por mbi të gjitha një futbollist i kombëtares.

“Më shumë afrimitet kam patur me Ismajlin sepse e njoh prej kohësh. Më ka thënë që të jem i qetë, të tregoj veten dhe vlerat që kam,”-tha ai.

Kurti, i cili fillimisht është bashkuar me ekipin e të rinjve, thotë se Empoli e kontaktoi për disa cilësi specifikisht.

“Shpirtin e garës, shpirtin e luftës. Jemi shqiptar, popull i vuajtur dhe agresivitetin e kemi në gjak. Roli im është që duhet të jem agresiv. Këtë e kam, të jem edhe lider, që janë cilësitë që Empoli ka vlerësuar tek unë,”-deklaroi ai.

Ndonëse janë hapat e parë drejt futbollit të madh, objektivat e qëndërmbrojtësit 1.94 cm i gjatë, janë të mëdha që këtë sezon.

“Synimi i parë është të luajë rregulisht me primaverën, të kapim zonën ‘play-off’ dhe synimi më i madh i afërt është të luajë në Seria A dhe pse jo të mos jem me kombëtaren në Euro 2024,”-u shpreh Kurti.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?