Bota

Firmosi urdhrin për tarifat doganore, Trump: Jam i hapur për negociata

1 Gusht, 07:49| Përditesimi: 1 Gusht, 07:54

  • Share

1753206057_donaldtrump.jpg

Megjithëse ka firmosur urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve të mbarë botës, Donald Trump është shprehur se mbetet i hapur për të negociuar. Në një intervistë për NBC, presidenti amerikan siguroi se dera e tij është e hapur për oferta bindëse: “Kjo nuk do të thotë që dikush nuk mund të vijë pas katër javësh dhe të thotë se mund të arrijmë një marrëveshje,” tha ai. Trump deklaroi se është i gatshëm të negociojë edhe me Kanadanë. Sa i përket mundësisë së rritjes së çmimeve për mallrat, Trump nuk u shfaq i shqetësuar. “Çmimi i vetëm që është rritur është fakti që po hyjnë qindra miliarda dollarë,” u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! 39% për Zvicrën dhe 35% për Kanadanë! Futen në fuqi brenda 7 ditësh


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?