Kryeministri Edi Rama

Politikë

Firmosja e marrëveshjes për ndalimin e trafikimit të objekteve arkeologjike dhe etnologjike, Rama: Krah SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

24 Gusht 2021, 16:41| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 16:49

  • Share

Një hap të rëndësishëm për përforcimin e marrëdhënieve me SHBA e ka quajtur kryeministri Edi Rama, firmosjen e marrëveshjes së mirëkuptimit në lidhje me vendosjen e kufizimeve në importin e kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë.

Vendi ynë rendit krah SHBA shkruan Rama, por kësaj here në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

"Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore", shkruan Rama.

Firmosja e kësaj marrëveshje është vlerësuar edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila thekson se kjo do të shërbejë për të mbrojtur trashëgiminë unike kulturore të Shqipërisë. Vetë ambasadorja ka zhvilluar një tur veror në vende të ndryshme historike të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar as promovimi dhe vlerësimi i saj për vlerat historike dhe turistike që ka vendi ynë. 

Në 20 vitet e fundit, SHBA kanë treguar mbështetje për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?