Kristi Kote

'Firoja' e 5-të te Kukësi, verilindorët njoftojnë të larguarin e radhës

12 Janar 2023, 15:30
  • Share

Kukësi ka njoftuar se Kristi Kote është i larguari i pestë në këtë merkato janari. Mesfushori 24-vjeçar dhe klubi verilindor kanë gjetur akordin dhe kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje. Korçari u bashkua me Kukësin verën e 2022, teksa në 15 javët e Superligës ka luajtur në gjashtë ndeshje për vetëm 197 minuta.

Mungesa e hapësirave ka bërë që Kote mos jetë më pjesë e Kukësit, me numrin e të larguarve te skuadra e Hallaçit që shkon në pesë. Më parë nga Kukësi janë konfirmuar largimet e Tiago Ferreira, Layton Ndukwu, Jorgo Meksi dhe Edwin Gyasi.

"FK Kukësi njofton se futbollisti Kristi Kote nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Koten për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij", thuhet në njoftimin e Kukësit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?