Ndonëse largimi fizik i tij nga kjo botë ndodhi në kohë të zymta, miqtë e dashamirësit nuk njohin barriera për të nderuar kujtimin e tij. Rikard Ljarja u shua këtë të hënë në moshën 77-vjeçare, dhe ata që s’mundën të jenë pranë tij në përcjelljen e fundit, e përshëndesin përmes fjalëve të ngrohta, artit, muzikës, që ai i pati ushqim të shpirtit. Ndër ta, kompozitori Enver Shëngjergji, i jep lamtumirën përmes një homazhi në firzamonikë. "Lamtumire kolosi I kinematografisë shqiptare. Ju nuk do te na shihni ne. Por ne dhe brezat qe do the vijnë do ju shohin për jetë. Ju jeni aty në ekran i pavdekshëm me gjithçka që na dhuruat me figurat artistike që gdhende me mjeshtri në interpretimin tuaj", shprehet Shëngjergji.
“Firzamonika ime vajton për ju”, dedikimi special i kompozitorit për Rikard Ljarjan
Kompozitori Enver Shëngjergji luan në firzamonik, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një homazh për kineastin Rikard Ljarja. Artisti rrëfen edhe pasionin e hershëm të Ljarjas për firzamonikën