Bota

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025! Shikoni magjinë e festimeve (FOTO + VIDEO)

1 Janar, 08:21| Përditesimi: 1 Janar, 20:00

  • Share

Në mbarë globin, fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës ndërsa festuesit i dhanë mirëseardhjen Vitit të Ri 2025. Ndër vendet e para që festuan ishin Zelanda e Re dhe Australia, me fishekzjarrët mbresëlënës mbi Kullën Sky në Auckland dhe Urën e Portit në Sidnei.

Festimet vazhduan në Azi, ku shfaqje të ngjashme u panë në Portin Victoria të Hong Kongut dhe kullën ikonike Taipei 101 në Tajvan.

Edhe Lindja e Mesme iu bashkua atmosferës festive. Pavarësisht përmbysjes së regjimit Assad dhe pasigurisë për të ardhmen, sirianët gjetën kohë për të festuar.

Festimet u shtrinë më pas në Europë, me fishekzjarrë shumëngjyrësh pranë Portës Brandenburg në Berlin dhe në London Eye në kryeqytetin britanik.

Amerika u përfshi nga festimet me mijëra njerëz të mbledhur në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro dhe në Times Square të Nju Jorkut, ku tradicionalisht u mbajt ceremonia e famshme e rënies së topit.

Mirëpritja e Vitit të Ri zgjat plot 26 orë për shkak të 39 zonave të ndryshme kohore në botë. I pari që feston është Ishulli i Krishtlindjes në Kiribati, një shtet ishullor në Oqeanin Paqësor Qendror. Ndërkohë, vendet e fundit që i bashkohen festimeve janë Haëaii, Samoa Amerikane dhe disa nga ishujt e largët të SHBA-së.

Viti i Ri në SHBA

Viti i Ri në Mbretërinë e Bashkuar

Viti i Ri në Kinë

Viti i Ri në Australi

Viti i Ri në Indonezi

Viti i Ri në Emiratet e Bashkuara Arabe

Viti i Ri në Egjipt

Viti i Ri në Japoni

Viti i Ri në Filipine

Viti i Ri në SHBA

Viti i Ri në Indi

Viti i Ri ne Tajvan

Viti i Ri në Ukrainë

Viti i Ri në Siri

Viti i Ri në Lituani

Viti i Ri në Brazil

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?