Report Tv ka shkuar në fshatin e Borizanës, pas shqetësimeve të banorëve se shpërthimet në gurore u dëmtojnë banesat dhe pas dhunës barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja. Një banor tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, se shteti duhet të marrë masa pasi dy fiset do të vriten me njëri-tjetrin.
Ai u shpreh se fisi Rraja i kërcënon banorët e zonës se do i rrahin e do i vrasin nëse ankohen, ndërsa tha se deri më tani kanë bërë 40 denoncime në komisariat për fuoret që u shkaktojnë dëme në banesa.
“Shteti fle gjumë, kemi kërkuar si banorë, kam dhënë edhe për Report Tv para një muaji që shteti të marrë masa. S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askëd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë. I kemi kërkuar shtetit që ti dëmtojë për momentin dhe të shohin kriteret e përplasjes së minave. Nuk është problemi për një gurore. Nga neglizhenca e shtetit, ka për tu ngrit fisi tjetër me u vra me ta. Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta. Problemi është të marrë mësa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe rraja, u bënë nja 20 30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rraf, do ju vras.
Banesa, na ka sjellë bashkia komision, e kemi kudo të plasaritur, e imja është pak më larg se të tjerët, po me pa shtëpitë e tjerëve. I kemi bërë shtëpitë me borxhe. Me mirë ti kapë shteti ti fuse brenda, se kanë për t’u vrarë”, tha banori i Borizanës për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Banori i Borizanës në Report TV: 40 denoncime për guroret në komisariatin e Fushë Krujës! Shefi na tha po dolët të bllokoni guroret ju vë prangat
SI.E./ReportTv.al