Ekonomi

'Moratoriumi' i gjobave prej fiskalizimit, bizneset bënë evazion fiskal, nuk lëshuan kuponë tatimor! Ministria e Financave: Shifrat nuk e reflektojnë këtë gjë

30 Shtator 2021, 11:46| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 14:11

  • Share

TIRANË - Vendimi i qeverisë për të mos pasur gjoba për biznesin në lidhje me fiskalizimin deri më 1 janar 2022, duket se ka sjellë edhe abuzimin dhe përfitimin e këtyre të fundin. Shumë biznese janë duke bërë evazion fiskal, për shkak se nuk po lëshojnë kuponë tatimorë, ndërsa shumë prej tyre japin vetëm fatura të brendshme pa vlerë tatimore.

Megjithatë, për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, deri dje drejtoreshë e Tatimeve, kjo situatë nuk është evidentuar, pasi sipas saj,  të ardhurat nuk e reflektojnë këtë tendencë të mos lëshimit të faturave, madje të ardhurat kanë qenë në rritje si në biznesin e vogël edhe atë të madh.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Report Tv nëse janë evidentuar bizneset që nuk lëshojnë fatura për shkak se janë falur gjobat deri më 30 dhjetor, ministrja tha se për sa kohë të ardhurat janë në rritje, nuk ka evazion, duke mos saktësuar në kanë dalë apo jo me grupe të posaçme në terren për të monitoruar bizneset.

Ministrja Ibrahimaj tha se bizneset janë të detyruara të lëshojnë faturë dhe për ta mbikëqyrur situatën, administrate tatimore po ndërmerr një fushatë të gjerë në terren, për informimin sa i përket fiskalizimit.

"Është e vërtetë që qeveria ndërmori një nismë për gjobat të lidhur me fiskalizmin, që kur u morr ky vendim në korrik gjobat që janë anuluar janë të lidhur me fiskalizimin, bizneset janë të detyruar të lëshojnë një faturë tatimore, dukuria që ju thoni nuk më rezulton. Administrata tatimore është duke marrë një fushatë të gjerë në terren për fiskalizimin dhe të ardhurat e qarkullimit nuk e reflektojnë aspak këtë tendencë të mos lëshimit të kuponit. Pra në shifrave nuk janë të reflektuara. Të ardhurat kanë qenë në rritje si për biznesin e vogël dhe për atë të madh. Në shifra nuk janë të reflektuara. Reforma do japë efekt në uljen e evazionit fiskal. Reforma e fiskalizimit do të jap efektin e saj në uljen e  evazionit pasi synon të ketë një kontroll më të mirë transaksionet nga biznesi i madh tek i vogli ku është një kategori ku mund të kryhet një evazion", tha Ibrahimaj.  

Deri më 30 dhjetor 2021 qeveria ndërmori në korrik një nisëm për anulimin e gjobave të lidhura me fiskalizimin, por shumë biznese e keqinterpretuan këtë fakt, duke nisur masivisht mos lëshimin e kuponëve tatimorë. Pra biznese që nuk lëshojnë fatura, se nuk ka gjoba!

Duke qenë se fiskalizimi është një reformë tërësisht e re dhe nga bizneset mund të hasen probleme, për të shmangur penalizimet qeveria ka vendosur të mos vendos gjoba deri në 31 dhjetor për tatimpaguesit. Sipas aktit normativ që tanimë ka hyrë në fuqi masat administrative për bizneset do të nisin në 1 janar të vitit 2022, ndërsa të gjitha afatet ligjore kur duhet të nisin zbatimin e fiskalizimit bizneset mbeten në fuqi. Me implementimin e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?