Ekonomi

Fiskalizimi/ S'ka gjoba për biznesin deri në 31 dhjetor, kontabilistja: Vendim i drejtë, fiskalizimi i domosdoshëm për ekonominë

24 Qershor 2021, 18:56| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 19:08

  • Share

Asnjë gjobë nuk do të vendoset deri më 31 dhjetor 2021 për bizneset që do të konstatohen në shkelje sa i takon implementimit të fiskalizimit. Ky vendim vjen si propozim i Ministrisë së Financave, që kërkon të ndryshoj ligjin për procedurat tatimore duke shtuar edhe këtë dispozitë kalimtare për të mos vënë gjoba për këtë vit.

Propozimi për të mos aplikuar gjoba vjen pak ditë para se të nisë faza e dytë e fiskalzimit, pasi në 1 korrik nis implementimi i kësaj platforme edhe për kategorinë e dytë biznes-biznes.

Për kontabilisten Brikena Tolli mbajtja e kësaj qasje jo penalizuese për bizneset, është e duhura, ndërsa shton se fiskalizimin është i domosdoshëm

“Procesi i fiskalizimin është një proces i duhur në luftën kundër informaliteti, i cili do ti vijë në ndihmë edhe ekonomistëve dhe kontabilistëve duke automatizuar disa deklarime por edhe në kontabilitet. Sigurisht që në një periudhë afatmesme do ti ndihmojë bizneset pasi duke ulur informalitetin rrit edhe barazinë midis bizneseve”, shprehet Brikena Tolli.

Po ashtu Tolli komenton edhe skepticizmin që kanë disa biznese për të nisur zbatimin e fiskalizimin

“Sigurisht ka akoma biznese të cilat nuk e kanë pranuar jo vetëm për vështirësitë por ndjehen të frikësuar sepse është një qasje e re, sepse është një teknologji e re, dhe ndryshon kultura e punës së tyre, pasi ishin mësuar me blloqe me letra, tani do jetë çdo gjë e automatizuar. Implementimi i një platforme të re ka problematikat e veta dhe kërkon kohë për tu konsoliduar”, pohon Tolli.

Sipas administratës tatimore janë rreth 34 mijë biznese që fillojnë fiskalizimin nga data 1 korrik, ndërsa aktualisht janë pajisur me certifikatë elektronike 18.488 subjekte. Ndërkohë faza e parë ka nisur në 1 janar për marrëdhëniet biznes-shtet, ndërsa faza e fundit është parashikuar të filloj në 1 shtator biznes-konsumator.

Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?