'Fisnikët shqiptarë të Sllovenisë', studiuesit Stoka e Koçi: Lidhjet e gjakut me Skënderbeun dhe alenacat kundër pushtimit otoman, nuk harruan kurrë atdheun

10 Mars 2022, 20:40| Përditesimi: 10 Mars 2022, 20:49

  • Share

Të lagur nga i njëjti det... Adriatiku, ose Adria, që të çon tek atdheu i përbashkët, Shqipëria e Sllovenia shënojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike...E në kohë konfliktesh, Peter Stoka përmes një ekspozite të çelur në Muzeun Historik, zbulon rrënjët e përbashkëta të dy vendeve për të dhënë një mesazh...

“Vendi ynë e ka mbështetur gjithmonë çështjen shqiptare. Kemi qenë ndër të parat shtetet që këmbëngulëm për njohjen e Kosovës. Tani kryeministri ynë këmbëngul edhe për mbylljen e hapësirës ajrore në Ukrainë, sepse ne solidarizohemi me vendet që kërkojnë lirinë. Kjo ekspozitë është një shenjë shprese”, thotë Stoka.

Janë me dhjetëra familjet shqiptare që janë vendosur në Slloveni, në periudha të hershme të Historisë, dhe ekspozita “Monumenta Albanica Justinopolitana” , sjell të dhëna nga qyteti Koper-Capodistria-s.

“Në vitin 524 Capodistria është drejtuar nga perandori ilir Justini i Madh, nga merr dhe emrin Justinopolis.  Siç dihet ai ka qenë me rrënjë shqiptare. Kur u arratis nga Kostandinopoli shkoi në Capodistria duke marrë me vete edhe familje të tjera shqiptare. Më tej në Koperin e Venedikut, atje do të shkonin edhe familje të tjera si Komneni, nga rrjedhin edhe Dukagjinasit”, shprehet Stoka.

“Ka një linjë shpirtërore, këta njerëz largohen, por në të gjitha dokumentet e tyre vendosin në kllapa se janë shqiptar dhe është çka i bën të veçantë”, thotë Kocci.

Por, studiuesi Stoka thotë se ndër këto familje, ka pasur edhe pasardhës të Kastriotëve.

“Në disa prej këtyre familjeve ka rrjedhur gjak i Gjergj Kastriotit. Në fakt Oria Katriota, u martua me Antonio Brutin dhe në gjakun e familjes Bruti rrjedh gjaku i Skënderbeut. Po ashtu në gjakun e Domenico Rossettit, historianit më të rëndësishëm të Triestes Austriake, rrjedh gjaku heroit shqiptar. Madje, kur ai mori titullin fisnik, u bë Domenico Rossetti De Scander, si tregues se vinte nga familja e Skënderbeut”, shton studiuesi slloven.

Shumica familje fisnike, ku titujt më të lartë i përkisnin familjeve Bruti dhe Bruni. E ndonëse të larguar, ata vijuan jo vetëm të ruanin rrënjët me krenari, por edhe të kontribuonin për Shqipërinë

Gjurmët monumentale të kontributit të këtyre familjeve gjenden edhe në vepra si Kolona Justiniane me shqiponjën dy krenare në sheshin Carpaçio në Koper, apo  në Pallatin Bruti, ku u çel për herë të parë të kjo ekspozitë. Ndërsa gjetjet albanologjike në librin e Stokas, që mban emrin e ekspozitës, do të vijnë në një botim të Akademisë së Shkencave. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?