Ky Dumani, përveçse i ndershëm, profesionist, trim, shfaq edhe një fisnikëri të paparë në ekranet e televizioneve tona. Të gjitha këto cilësi u shpërfaqën një natë më parë në intervistën e tij të parë në një studio televizive.
Të qenurit i ndershëm përballë një kaste të korruptuarish, që prej 33 viteve vetëm e vjedhin këtë popull, sigurisht që është një ‘armë’ e madhe, që vetëm te njerëz të rrallë në shoqërinë tonë e gjen.
Jo vetëm kaq, por një gjë e tillë vëshitrësohet edhe më shumë, kur është mentaliteti i një populli të tërë, i cili nuk të respekton po të jesh i ndershëm, por të quan budalla, i cili nuk të vlerëson po të mos jesh i korruptuar, por ta merr për dobësi dhe thotë që ai nuk është për veten e vet.
Tani paramendo një lukuni të tërë politikanësh të korruptuar që lëshojnë një batare të tërë akuzash, shpifjesh dhe sharjes ndaj Altin Dumanit dhe ai me një qetësi dhe qytetari të jashtëzakonshme iu përgjigj shumë thjesht dhe shumë natyrshëm, që as nuk i ka ndjekur, as nuk i ka parë, as nuk ndikohet prej tyre. Pra, Dumani me kolegët e tij nuk shohin fare televizor dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Përballë mashtruesve, që nuk ia bën syri tërr, drejtuesi i SPAK-ut në të gjitha daljet e tij, ka shpërfaur edhe natyrën e tij të brishtë njerëzore, duke u skuqur, duke iu dridhur zëri dhe duke e ‘tradhëtuar’ emocionet. Janë të gjitha krejtësisht njerëzore.
Është një fat i madh për shoqërinë tonë që në mesin e saj ka njerëz të kësaj kategorie, që janë aq shumë të vendosur, aq shumë kurajoz, por, nga ana tjetër, kaq shumë njerëzor dhe të natyrshëm.
Është forcë që ta jep vetëm ndershmëria.
Normale që Dumani nuk mund të bëhet shëruesi i një shoqërie të sëmurë, por ai mund të jetë një pasqyrë për të parë se ku ka qenë sistemi i drejtësisë më parë dhe se ku është sot që ka imazhin e tij.
Mund te quhet i jashtezakonshem.Populli nuk eshte budalla,por kur S'ka gje ne dore behet indifferent.Fenomeni DUMANI dhe SPAK po e zgjojne popullin.Kundershtaret jane ,as me shume dhe as me pak,armiq te demokracise,te popullit.
Përgjigju..po Bravo...!..unë do e votoja si Kryeministër z.Dumani..!
PërgjigjuTrim bravo vetem ky mund ta shpetoj shqiperin ngaketa Palaco ete pa fytyr gjase politikan se vetem politiken skan lidhje bandita arrestoi me radh se na pin gjakun