Fitër Bajrami, zv.myftiu i Tiranës për Report Tv: Të shtrijmë dorën për këdo që ka nevojë! Shumë shpejt hapet xhamia e Namazgjasë

10 Prill, 13:10| Përditesimi: 10 Prill, 14:38

  • Share

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin festën më të rëndësishme të tyre. Zv.myftiu i Tiranës, Erjol Haxhiu uroi të gjithë besimtarët për më shumë mbarësi e shëndet. I ftuar në Report Tv zv.myftiu i Tiranës shpjegoi edhe rëndësinë e Fitër Bajramit.

“Me mijëra besimtarë u mblodhën në sheshe për të festuar Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas një periudhe 30 ditore sakrifice, agjërim dhe përpjekje për t’u afruar me Zotin. Besimtarët gëzohen me Fitër Bajramin, se mendohet dhe besojnë se kanë dalë nga ky muaj me gjynahe të falura, si besimtarë më të mirë”, tha zv.myftiu Hoxhiu.

Myftiu tha se me mijëra besimtarë u falën në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa thekson se vitet e fundit është rritur numri i të rinjve që agjërojnë.

E vështirë t’i numërosh numrin e besimtareve ne shesh, edhe rrugicat ishin plot. Të gëzohet zemra kur sheh të rinj të reja, të gjithë për t’u mbledhur në shesh, për t’u lutur

“Bie në sy shumë prezenca e moshës së re. Të rinjtë në ditët e sotme përballen me shumë kriza, ndoshta shumica janë në kërkim të identitetit të tyre të vërtete. Kur ata bashkohen me besimin besoj se do ndërtojnë një jetë më të suksesshme, në paqe, do jenë më të dobishëm. Kush ishte në shesh e ka parë që shumica ishin të rinj. Kjo e bën festën më të hareshme, sheh njerëz të moshave të ndryshme, me status të ndryshëm. Mosha 35 e poshtë, rinia jonë ka nevojë për mësimet e fesë”, tha ai.

Zv.myftiu i Tiranës nuk e ka një përgjigje se kur do të hapet Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Gjithsesi ai thekson se kjo xhami nuk ka kapacitetet që të falen aq njerëz sa mblidhen në shesh.  

“Pothuajse i ka mbaruar punimet, po bëhen prekjet e fundit. Shpresojmë që së shpejti do jetë në shërbim të besimtarëve. Në momentin që do mbarojnë punimet xhamia do jetë në shërbim të shqiptarëve dhe myslimanëve. Shpresojmë, megjithatë kapacitete e xhamisë së re janë të pamjaftueshme për aq persona sa mblidhen në shesh. Bajrami e ka lezetin e vet në shesh”, theksoi Hoxha.

Në fund Haxhiu kishte një mesazh për të gjithë besimtarët.

“Festë është atëherë kur gëzojnë gjithë, ta shtrijmë dorën për çdo njeri që ka nevojë për ndihmë, për çdo njeri që kemi hatërmbetje, të bashkojmë zemrat sofrat. Festa është e bukur kur gëzojmë të gjithë bashkë”, u shpreh zv.myftiu i Tiranës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?