Aq rëndë është një pjesë e militantizuar e shoqerisë sonë sa nuk lë njeri që mendon ndryshe pa sharë.
Kjo pjesë e shoqërisë arrin dhe shan dhe përdor fjalor mjeran edhe për njerëz apo figura si kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen apo lider të tjerë europianë.
Njerëz që nuk kanë aftësinë të bëjnë diçka virtuoze në jetë, njerëz me formim intelektual dhe moral të diskutueshëm thonë që " von der Leyen është servile sorosiane apo një politikan kot dhe e dështuar".
Von der Leyen është një politikane që nuk ka asnjë akuzë për vjedhje e abuzime jo e jo, por për asgjë. Një fjalë fyese apo të keqe, një sjellje fyese apo vulgare nuk e ka bërë kurrë.
Në gati 40 vite politike nuk ka sharë askënd, nuk ka gënjyer apo mashtruar asnjëherë askënd. Ajo ka shkëlqyer në London School of Economics, ka shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë së Hanoverit.
Ka qenë ministre e Familjes dhe Punes, ka qene ministre e Mbrojtjes në qeveritë Merkel. Ka qenë zëvendës kryetare e CDU-së.
Kur merrte pjesë ne Nato si ministre e Mbrojtjes, shtypi i madh ndërkombetar thoshte se ajo "ishte një prani yllësore".
Si kryetare Komisioni është po ashtu pa asnjë kritikë për asnje lloj abuzimi dhe menaxhon Komisionin ne një situatë shume delikate.
Tani ne, një pjesë e jona, që brohoret dhe vdes për politikanë si tonët që janë ndër më vulgarët, më të korruptuarit, ndër më sharësit, më zullumqarët e botës del shan Von der Leyen.
Kur mori kurorën e Mbretit Charls-i në Angli pas vdekjes së Elisabetes, një ish- punonjës i Komisionit të Kthimit të Pronave, njeri që jeton me atë që bëri te zyra dikur dhe duke luajtur skedina nga qytet i vogël i Shqipërisë tha "Charls-i është debil komplet, është një rr.....".
Imagjino mbreti Charls është një njeri me dije dhe kulturë të thellë, njeri që di Shekspirin përmendësh, njeri ekumenik, njeri i përkushtuar ndaj dijes dhe të drejtës dhe del e quan debil ky.
Komente
